Mirtatimi I Reformës Zgjedhore është kryekushti I Bundestagut Gjerman për nisjen e negociatave për procesin e anëtarësimit, e pas këtij apeli mazhoranca disa herë ka bërë të qartë se do të miratojë e vetme të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR brenda këtij viti, duket ftuar në të njëjtën kohë Partinë Demokratike e aleatët e saj për tu bërë pjesë e komisionit. Por opozita nga ana tjetër kërkon që diskutimet të bëhen jashtë parlamentit, duke vijuar punën ndërkohë me një komisioni të posaçëm të sajin.

 

Sipas ish-deputetes së LSI, Silva Caka ky komision ka si qëllim që t’u ofrojë qytetarëve shqiptarë një alternativë më të mirë bazuar tek kushtet e ODIHR.

 

E ftuar në studion e edicionit qendror të lajmeve në Vizion Plus, Caka tha gjithashtu se Komsioni I opozitës ka si qëllim edhe monitorimin e draftit të mazhorancës.

 

 

Zonja Caka për të gjithë ata që nuk e dinë çfarë është ky komision që keni ngritur juve paralel me komisionin perlamentar për Reformën Zgjedhore?

 

Nisur edhe nga fakti që ju përmendët pra nga kryekushti I Bundestagut gjerman, lidhur me miratimin e reformës zgjedhore dhe mbi tentativat që mund të ketë bërë aktualisht qoftë komisioni parlamentar I reformës zgjedhore por edhe mazhoranca në tërësi, sigurisht nën urdhrat politik të Edi Ramës për të lënë një palë jashtë apo disa palë jashtë, ne kemi vendosur që vullnetin tonë të pacënueshëm nga asnjë llojë tentative për të prishur apo cënuar imazhin e opozitës së bashkuar të mos e lëmë sigurisht as në dorë të Edi Ramës as në dorë të këtij komisioni tashmë të njëanshëm parlamentar të reformës zgjedhore. Dhe për këtë arsye ne kemi ngritur komisionin tonë të posaçëm lidhur me reformën zgjedhore I icli përbëhet nga përfaqësues të një niveli teknik edhe politik nga të gjitha partitë politike që përbëjnë sot opozitën dhe siç e thashë ky komision do ti shërbejë këtij kryekushti: Ne do të kemi një platform tonën lidhur me reformën zgjedhore ku padiskutim do të ketë dhe ndarje të punëve. Deri më tani besoj se është bërë e qartë që ne kemi ngritur një strukturë brenda këtij komisioni që përbëhet nga tre grupe. Njëri grup ka lidhje me monitorimin e drafteve që do të nxjerrë Komisioni Parlamentar por edhe çdo veprimtari që ky komision do të zhvillojë. Një tjetër grup është teknik dhe do të bëjë reflektimin e të gjitha rekomandimeve që kanë të bëjnë me OSBE/ODIH por edhe çështjeve të tjera që nuk kanë të bëjnë me OSBE. Dhe grupi tretë ka të bëjë me vullnetin politik, që ndoshta do të jetë grupi që do të operojë në fund pasi të jenë rakorduar dy grupet e para edhe për çështjet e rëndësisë së gjërave. Dhe janë pikërisht këto tre grupe të përbëra me anëtarësi nga të gjitha partitë politike që sot përbëjnë opozitën të cilat do të rakordojnë punën mes tyre do të kenë një axhendë të përcaktuar. Ne tashmë kemi një draft në lidhje me depolitizimin e komisioneve të administrimit zgjedhor por njëkohësisht edhe financimit të partive. Por njëkohëshsisht ka dhe çështje të tjera të cilat do të vendosen në axhendën e secilit grup.

 

A përfshihet çështja e sistemit zgjedhor pasi është një çështje shumë e debatuar në Shqipëri në grupin tuaj?

 

Është një çështje që do të preket padiskutim dhe është një çështje që do të trajtohet nga grupi I vullnetit politik. Dhe besoj se do të jenë në pikat kryesore të axhendës së këtij grupi por që për arsye të rëndësisë që ka ky grup do të diskutohet pak më vonë por pasi të jenë rakorduar qoftë oponenca dhe monitorimi I Komisionit parlamentar të reformës zgjedhore dhe njëkohësisht të jenë bërë dhe të gjitha rekomandimet e duhura të OSBE/ODIHR por edhe të atyre që ne kemi nxjerrë gjatë kësaj kohe.

 

Vitet e fundit ne kemi parë që blerja e votave nuk ka funksionuar më në qendrën e votimit por përpara se të vijë data e votimeve. Çfarë po bëni ju për ta parandaluar këtë gangrenë?

 

Në reflektimin tim përveç rekomandimeve të OSBE/ODIHR dekriminalizimi I proceseve elektorale është kryefjala e reformës zgjedhore sepse ka shumë njerëz që mendojnë sistemin zgjedhor që duhet të ketë peshën apo rolin kryesor por në fakt dekriminalizimi është ai që është I rëndësishëm pasi Shqipëria në fakt ka pasur momente të caktuara gjatë kësaj periudhe 30 vjeçare pasi ka provuar sisteme të ndryshme elektorale. Dhe ka qenë vullneti politik I palëve ai që e ka bërë një sistem politik të lulëzojë. Kemi provuar mazhoritarin e pastër atë të korrektuar aktualisht jemi në një propocional të pastër propozohet herë pas here për një proporcional me lista të hapura apo kombëtar. Por për mua nuk duhet të jetë sistemi kyefjala për një arsye të thjeshtë sepse sistemin e bëjnë individët politik apo lidershipët politik që të cënohet lulëzojë apo të mos dështojë. Të mos harrojmë që ky sistem është bërë në vitin 2008 dhe ne kemi bërë zgjedhje pa element kriminal në vitin 2009 për parlament dhe që ka siguruar një rotacion shumë të qetë politik në vitin 2013. Dhe ishte vullneti politik I Edi Ramës për të sjellë kriminelët.

 

Një pyetje të fundit, zonja Caka çfarë vlere ka ky dokument që ju do të prodhoni nëse ai nuk shndërrohet në Parlament në një kod elektoral?

 

Ky produkt do të jetë një shprehje e vullnetit të opozitës, për ti shprehur jo vetëm Bundestagut gjerman se nuk është ai qëllimi, por për ti shprehur qytetarëve shqiptarë vullnetin politik për të ndryshuar këtë situatë që ka 30 vite që na zgjat periudhën e tranzicionit. Në momentin që ky draft do të jetë I gatshëm dhe I rakorduar me të gjitha focat politike që përfaqësojnë opozitën do të bëhet public për qytetarët shqiptarë në radhë të parë e më pas do ti ofrohet palëve të interesuara që mund të jetë OSBE/ODHIR. Por nëse do të ketë interes edhe Komisioni Parlamentar, do ti dërgohet edhe mazhorancës për tu parë edhe nga ata.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *