Java e 18 e kampionatit spanjoll ndryshoi situatat në krye të renditjes. Pas shumë javësh në vendin e parë Xhirona tanimë do duhet ta ndajë këtë pozicion me Realin e Madridit.

Kjo për shkak se skuadra katalanase u ndal ne një barazim 1 me 1 me Real Betis në transfertë.

Miqtë kaluan ne avantazh në minutën e 39 me anë të një penalltie te Dovbik. Skuadra e Mishel ishte pranë suksesit të radhës, mirëpo në minutën e 88 Pexela barazoi shifrat për Betis.

Xhirona tanimë ka 45 pike po aq sa Madrilenët. Skuadra e Ancelotit fitoi me jo pak vështirësi jashtë fushe 1 me 0 kundër Alavesh. Los Blankos mbeten me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Naços në minutën e 54.

Pavarësisht vështirësisë, Reali ia doli të shënojë në minutën e 92 me anë të Vaskez pas një topi të dhënë nga Toni Kros.

Tanimë dy skuadrat e kreut kanë një diferencë 7 pikë nga Barcelona e vendit të tretë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *