Pas thirrjeve të vazhdueshme për më shumë se 45 minuta për qetësi dhe zprapsjen e protestuesve, forcat e rendit vendosën të ndërhyjnë për të shpërndarë militantet e dhunshëm të opozitës.

Për 45 minuta më radhë, një grup protestuesish qëlluan vazhdimisht me shashka dhe flakadanë drejt policisë ndërkohe që kjo e fundit bënte thirrje për tërheqjen e protestuesve.

Policia sqaroi se Basha dhe Bardhi janë përgjegjës për sjelljet e dhunshme të protestuesve dhe I kërkojnë që të ndikojnë për tërheqjen e tyre.

Por pasi këto thirrje nuk u morën parasysh, forcat e rendit I kërkuan gazetareve dhe operatoreve që të largohen pasi nisi përdorimi I gazit lotsjellës dhe ujit me presion.

Disa persona kanë mbetur të plagosur nga ngjarjet e dhunshme para parlamentit mes tyre policë dhe operatore televizionesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *