Rezultati që i dha fitoren Joe Biden në zgjedhjet presidenciale amerikane është i manipuluar, thotë kreu i ekipit ligjor të Donald Trump, Rudy Giuliani. Në rrjetet sociale, ai ngriti pretendime se votat me postë nuk janë inspektuar nga askush, duke e quajtur kështu fitoren e Biden të paligjshëm.

 

“Është një situatë shumë shqetësuese në Pensilvani dhe shtetet e tjera. Ka ndodhur mashtrim electoral i llojeve të ndryshme. Pas meje janqë rreth 60 vëzhgues të sondazheve të cilët do të dëshmojnë se nuk u është lejuar të ushtrojnë të drejtën për të inspektuar votat me postë. Është e paligjshme dhe antikushtetuese. Nuk ka pasur asnjë inspektim. Këto pako mund të kenë ardhur nga çdo pjesë, mund të jenë plotësuar nga kushdo.”

 

Ekipi i kreut të Shtëpisë së Bardhë në një konferencë për shtyp ka deklaruar se gara zgjedhore nuk ka përfunduar ende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *