Subscribe

Juglindja e vendit është një destinacion turistik, i cili ka një peshë jo të vogël në fluksin e turisteve gjatë sezonit veror. Por infrastruktura mbetet një nga elementët frenues. Nëse je në Pogradec dhe do të shkosh në Korçë, do të duhet të përballesh me këtë pluhur. Punimet për riasfaltimin e rrugës Qafë Plloçë-Pogradec, sikur të mos mjaftonte që kanë nisur në kulmin e sezonit veror, por ecin edhe me rimte të ngadalta.

 

Ky fakt është kthyer në një pengesë për banoret e zonës dhe drejtuesit e automjeteve. Ndërhyrja në këtë segment  ishte e nevojshme, por koha e gjetur për të punuar është kthyer në një shqetësim për qytetarët, që frekuentojnë këtë rrugë. Ndërkohë që edhe segmenti rrugor në hyrje të qytetit të Pogradecit, mbetet ende i papërfunduar. Është1 km gjatësia në këtë segment rrugor, që ka tejkaluar çdo afat kohor për të përfunduar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *