Prezenca e OSBE në Shqipëri mblodhi në një takim online përfaqësuesit e Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike për të paraqitur të dhënat e një raporti vlerësimi në gjashtë bashki.

 “Qasja e Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike qëndron në zemër të angazhimeve të OSBE-së, pasi përfshin një gamë të gjerë vlerash, që OSBE-ja i mbështet fuqimisht dhe i promovon vazhdimisht për të gjitha Shtetet pjesëmarrëse: gjithëpërfshirjen, pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin”, tha Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Vincenzo Del Monaco.

Raporti, i përgatitur nga një ekspert i jashtëm, vlerëson funksionimin dhe efektshmërinë e KVSP-ve në Elbasan, Cërrik, Librazhd, Lushnjë, Vlorë dhe Pukë si edhe ofron rekomandime për përmirësime.

Sipas raportit, Këshillat nevojitet ta rregullojnë më tej punën e tyre dhe të garantojnë pjesëmarrjen më të gjerë të mundshme të të gjithë aktorëve; të rritin njohuritë e anëtarëve të tyre për rolin dhe bashkërendimin në menaxhimin e krizave, katastrofave natyrore dhe sfidave të tjera publike. Po ashtu, Këshillat duhet të zhvillojnë mjete për të monitoruar planet e tyre të veprimit, si edhe të eksplorojnë mënyra për të rritur perceptimin dhe mbështetjen e publikut për sigurinë vendore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *