Subscribe

Shqipëria rezulton te jete vendi qe gjeneron fitimet me te mëdha ne Bote nga trafiku i drogës ne raport me GDP-ne, ne masën 2.6 %. Kjo shifër është publikuar ne raportin me te fundit te OKB-se per drogën. Dokumenti thekson se fitimi ne raport m e GDP-ne ne Shqipëri dhe vende te tjera, si per shembull ne Bullgari e Iran është me i larte ne krahasim me shtetet e tjera te zhvilluara, si per shembull Italia, Gjermania, Anglia e France qe janë tregjet kryesore te konsumit te drogave ne Europe. Nese merret parasysh se Produkti i Brendshëm Bruto i Shqipërisë është rreth 13 miliardë dollarë, referuar shifrave te Ministrisë se Financave, atëherë fitimi nga trafiku i drogës qe hyn ne Shqipëri përllogaritet ne 340 milionë dollarë. Kjo përllogaritet te jete shuma vjetore e valutës qe hyn ne Shqipëri çdo vit dhe qe pastrohet përmes mekanizmave te ndryshme. Raporti i UNODC-se, zyrës se OKB-se per drogën dhe krimin, i referohet shifrave te mbledhura per vitin 2014. Shqipëria gjithashtu rezulton te jete ne radhën e pese kultivuesve me te mëdhenj te hashashit ne Bote per periudhën 2009-2014, se bashku me Kolumbinë, Xhamajkën, Holandën dhe Paraguain. Sipas raportit, fitimet nga trafiku i drogës janë nje nxitës shume i madh financiar per grupet e organizuara kriminale, ku vlerësohet qe te ardhurat e gjeneruara vetëm nëpërmjet te ashtuquajturës rruga e Ballkanit te jene deri ne 28 miliardë dollarë ne vit. ndërkohë ministria e brendshme i hedh poshtë këto pretendime. ajo shprehet se raporti mat të dhënat e periudhës nga viti 2009 deri në vitin 2012-të. po ashtu në reagim thuhet se analiza jep shifrat krahasimore të narkotikëve në gjithë botën por jo masat që kanë marrë qeveritë për të ndalur këtë trafikim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *