Subscribe

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka bërë publik një monitorim të procesit të Vettingut të gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Gjetjet tregojnë se ngritja e funksionimi i institucioneve është shoqëruar me disa vonesa. Mos ngritja ne kohe e Këshillit te Larte te Prokurorisë, atij Gjyqësor apo Këshillit te Emërimeve ne Drejtësi kanë sjelle probleme edhe në funksionimin e institucioneve ekzistuese. Ne Gjykatën e Lartë 23,900 dosje presin të gjykohen.

 

Nga ana tjetër Rainer Deville, ish- kreu i Euralius, është shprehur se procesi i vetingut është duke funksionuar.

 

“Sot mund te themi që kemi një kornize ligjore Brenda standardeve ndërkombëtare. Ligji i vetingut, kushtetuta dhe rregulloret e brendshme janë përfunduar dhe po funksionojnë. Mendoj se kjo është hera e parë që në Shqipëri ky sistem po funksionon dhe mund të jetë një model edhe për vendet e rajonit. Fatkeqësisht duhet të themi që korrupsioni është parë edhe në gjykatën e lartë e duhet të njohim faktin që kolegë në gjykatën kushtetuese dhe institucione të tjera kanë dhënë dorëheqjen për shkak të vetingut. Procesi deri tani ka qenë i drejt e korrekt.”

 

Sipas monitorimit një nder shkaqet që kanë sjellë vonesa në ngritjen dhe funksionimit të institucioneve të reja të drejtësisë, ka qene edhe bojkoti i përkohshëm parlamentar.

 

Një nga rekomandimet e dhëna nga Komiteti i Helsinkit është edhe rritja e ritmit të punës te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, pasi për 57 subjekte prioritare që duhet t’i nënshtroheshin vetingut për tre muaj është dhënë vendimi vetëm për 26% të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *