Subscribe

Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Berlinit, ku do të zhvillojë takimin e parë zyrtar me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

 

Takimi mes shefit të qeverisë shqiptare Rama dhe kancelarit Scholz do të nisë nesër në orën 18:00, e më pas, të dy politikanët do të dalin në një konferencë për shtyp.

 

Fokusi i bisedës mes Ramës e Scholz do jetë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, lufta në Ukrainë dhe kriza e shkaktuar prej saj, si dhe çështje të tjera ekonomike e politike mes dy vendeve tona.

 

Gjermania është një prej zërave më të fortë pro nisjes së bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, dhe qëndrimi i saj është vendimtar në qershor kur vendi ynë pret një sinjal pozitiv nga Brukseli zyrtar.

 

Axhenda: 

 

15.05 – Mbërritja në aeroportin Berlin-Brandenburg

Ceremonia zyrtare e pritjes për Kryeministrin dhe delegacionin që e shoqëron

15.15 – Nisja drejt qytetit të Berlinit

E hënë, 11 prill

10.30 – Vizitë në ambientet e “Factory Berlin”

12.30 – Takim me znj. Franziska Giffey, kryetare e bashkisë së Berlinit

15.20 – Takim bilateral me z. Frank-Ëalter Steinmeier, President Federal i Gjermanisë

18.00 – Takim tete-a-tete me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë

18.15 – Konferencë e përbashkët shtypi me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *