Subscribe

Në vizitën e tij në Turqi, para presidentit Erdogan, kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohjen dhe vlerësimet më të larta për Turqinë, duke nënvizuar se ishte vendi i parë që u angazhua në procesin e rindërtimit.

Sa i përket luftës kundër përhapjes së koronavirusit, shefi i qeverisë përmendi ndihmën që i ka ofruar Turqia për përballimin e kësaj situate.

Ndryshe nga të gjitha vendet e tjera, sipas Ramës, Turqia ia la Shqipërisë derën hapur dhe se kjo ishte diçka shumë domethënëse.

“I jam mirënjohës Presidentit për bashkëbisedimin kokë më kokë dhe për kohën e që na dedikoi në çështjet tona. Mbi të gjitha dua ta shpreh këtu mirënjohje për të dhe për popullin turk për reagimin e menjëhershëm në mbështetjen e Shqipërisë, duke iu gjetur në krah familjeve të goditura nga tërmeti tragjik i nëntorit, ndërkohë që vetëm dy muajj më parë u goditën nga një tërmet tragjik. Erdogan ishte i pari që u angazhua në procesin e rindërtimit. I hapi rrugë një përfshirje të shumë të tjerëve. Mblodhëm një kontribut të rëndësishëm. Kur Turqia njësoj si e gjithë bota u godit nga Covid-19 Presidenti dhe Turqia i qëndroi pranë vendit tonë dhe nuk veproi si disa të tjerë që mbyllën vendet dhë ndaluan kalimin e ndihmave mjekësore. Kjo ka qenë shumë domethënëse.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *