Subscribe

Kryeministri Edi Rama e konsideron humbje kohe manifestimin e thirrur nga presidenti Ilir Meta që pritet të mbahet të hënën.

 

Gjatë fjalë së tij në ditën e tretë të Kongresit të Partisë Socialiste me fokus të rinjtë, kreu i qeverisë u shpreh se debati “besëlidhja apo besëlikja” është degradim i madh dhe humbje kohe.

 

“Nuk është debati Beslidhja dhe Beslikja, që ka marrë vëmendje. Kush është me Beslidhjen, kush është me Besliken, pa kuptim, humbje kohe, degradim i madh dhe goditje e shpresës se në këtë vend mund të jetohet normalisht dhe se ky vend nuk është peng i atyre që shfaqen në TV sikur janë ata dhe pas tyre s’ka gjë tjetër. Mjafton të dëgjosh këtë që keni mbrapa, për të kuptuar deri ku shkon çmenduria. Mjafton të hapësh TV dhe larg qoftë të shohësh ndonjë debat, për të parë deri ku shkon gjuha dhe çfarë lirie për të shthurur gjuhën kanë njerëzit këtu. Por kjo nuk është liri demokratike e jetës, pasi këtë e përcakton fakti sa dëgjohesh dhe sa ndërveprim ka”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *