Subscribe

Kryeministri Edi Rama, shfrytëzoi takimin me të rinjtë fierakë, që do votojnë për herë të parë më 18 Qershor, të ironizojë me kërkesat e opozitës, por edhe të aleatit të tij, LSI-së, për qeverinë teknike apo atë të besimit.

 

Për shefin e qeverisë, çadra e opozitës pak metra larg të zyrës së tij në bulevard, është ngrehina e fundit një epoke që i ka rrënjët në Lanë e në Gjanicë.

 

Kryeministri i dha përgjigje edhe sulmeve që eksponentë të LSI-së kanë bërë ndaj maturës shtetërore.

 

Më herët gjatë ditës, lideri i mazhorancës i ka kërkuar sërish Lulzim Bashës të marrë një vendim për nisjen e dialogut politik pa kushte. Apelin e bërë në Facebook, Rama e përsëriti edhe në Cakran të Fierit, ku mori pjesë në shpërndarjen e lejeve te legalizimit. Por ftesës iu bashkua edhe nje nga demokratet e zonës.

 

Rama ripërsëriti qëndrimin e se e vërteta për shtyrje të zgjedhjeve ka për qëllim të pengojë PS-në të hyjë në zgjedhje, pasi është e sigurt fitorja në garën e 18 Qershorit.

 

“Ata që sot janë ngujuar në Çadrën e Vetmisë bënë 21 mijë legalizime me para mbi dorë e nën dorë në 8 vjet, kjo qeveri 130 mijë legalizime falas në 2 vjet e gjysëm. Asnjë shtëpi s’do mbetet pa legalizuar falas në Shqipërinë që duam. Sot në një ditë bëjmë 1001 legalizime. Ndërsa në 8 vite edhe ato legalizime që janë bërë, janë bërë në kurriz të njerëzve. Janë legalizuar godinat mbi Gjanicë.

 

Gjanicën do e kthejmë në një park për qytetin, do ti rrafshojmë të gjitha ato godina. Por nëse Saliu, Shabani dhe gjithë ngujuarit në cadër nuk do ti kishin legalizuar ne nuk paguanim nga arka e shtetit për ti shpronësuar. Një kosto marramendëse. Është e barabartë me sa ne na duhen për të ndërtuar të gjithë rrugët dytësore të lagjeve në Fier. Është e tmerrshme sesi proçesi i legalizimit u kthye në proçes abuzimi.

 

Kanë ngulur çadrën aty njësoj siç ngulën godinat në Gjanicë. Gjetën shesh dhe bënë përshesh, u bënë pronarë në mes të Fierit në mënyrën më të padrejtë, duke u grabitur njerëzve pronën e tyre të përbashkët. Kështu duan ta bëjnë dhe demokracinë. Vënë çadrën në mes të bulevardit dhe thonë tokë e zënë, o siç themi o nuk ka zgjedhje, nuk ka liri. Se ne jemi liria, demokracia, gjithçka. Ata janë ca të mjerë që janë për të ardhur keq por njëkohësisht janë edhe për të qenë të gjithë të revoltuar, socialistë dhe demokratë. Njerëzit lënë atje qimet e kokës, mos të them gjitha qimet bashkë, tek gjykatësit dhe prokurorët që këta duan ti mbajnë me çdo kusht atje që të shpëtojnë veten e tyre nga drejtësia. Janë mbyllur në çadër se kanë frikë nga drejtësia, nuk duan zgjedhje se nuk duan që PS të shkojë në zgjedhje se e dinë shumë mirë se çfarë mbështetje do japë populli për partinë tonë.

 

Sot flas për partinë për tu thënë demokratëve që as mos u mërzisni fare, ju na keni ne, sepse siç e votuat, e votuat dhe nuk u lodhët duke votuar Saliun se u thoshte dou legalizoj shtëpinë por ju la vetëm dy gishtat në gojë. Ne ju legalizuam shtëpitë, ne do kujdesimi për ju, mos u shqetësoni fare. Bashkohemi të gjithë bashkë, Shqipëria nuk mund të mbyllet në çadër, duhet të bëhet pjesë e BE.

 

Këta që çohen dhe flasin për vlerat, trashëgiminë sa herë ndërtojmë diçka të re, e patë çfarë bënë me stadiumin e Tiranës, 100 metra nga stadiumi ngjitur me Universitetin kishin legalizuar të gjitha ato godina mizerabël qoftesh dhe diskosh mu në park. Jo vetëm askush nuk u tha gjë kur i bënë po sot hidhen përpjetë siç hidhen për lirinë e zgjedhjeve dhe demokracinë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *