Kryeministri Edi Rama iu drejtua të rinjve përmes një video-mesazhi nga shtëpia e tij se edhe ata janë të prekur nga koronavirusi, prandaj duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm.

 

Kreu i qeverisë bëri thirrje që të mos dalin nga shtëpitë sepse mund të marrin virusin dhe t’ua çojnë familjarëve.  Ai tha se 40 % e të shtruarve  në SHBA i përkasin moshës 20-45 vjeç, prej të cilëve disa ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Rama solli rastin e një fëmije 9-vjeçar në Izrael që po lufton me jetën, pasi është i prekur me Covid-19.

 

“Unë kam qenë i detyruar të shkoj në zyrë se ma ka dashur puna, por trimëria është të rezistosh mos të dalësh. Mbrëmë shifrat e të prekurve në SHBA ishin të frikshme për rininë. 40 % e të shtruarve janë nga 20-45 vjeç dhe jo pak prej tyre në gjendje të rëndë. Është e vërtetë që ky armik merr në botën tjetër përgjithësisht ata që janë më të moshuar të dobët, por është e pavërtetë që të rinjtë janë të paprekshëm, madje edhe fëmijët nuk janë 100% të paprekshëm. Sot në Izrael luftohet për jetën e një fëmije 9-vjeçar. I lutem atyre që luajnë mes orës 4-6 të mos dalin nga shtëpia, se mund të transportojnë bombat dhe të vrasin mos e dhënë kurrë zoti, prindërit dhe gjyshërit, por mund të humbasin edhe jetën e tyre”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *