Në mbledhjen me rektorët e universiteteve, kryeministri Edi Rama u kërkoi një analizë dhe sugjerime për të çuar përpara zbatimin e programeve të përbashkëta me universitetet e huaja.

 

Janë 175 marrëveshje të nënshkruara në degë dhe me fakultete nga vende të ndryshme.

 

Mbi 40 të tjera priten të nënshkruhen dhe për këtë arsye nga drejtuesit e universiteteve kërkohet që të shfrytëzohet çdo bashkëpunim me homologët e tyre jashtë vendit për të rritur programet e përbashkëta.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Një nga këto pika ku mendoj unë që do duhet të insistojmë, natyrisht, pastaj në fund do jetë një vendimmarrje e përbashkët me palën holandeze por jam i bindur për këtë dhe ata janë shumë të gatshëm ta eksplorojnë këtë rrugë është aksesi i universiteteve në rrjetin e ri Evropian të arsimit të lartë që është krijuar vitet e fundit dhe që, ju e dini më mirë se unë, ka pasur një impakt shumë të fortë dhe shumë të fortë dhe po jep rezultate shumë domethënëse për shkak se u jep mundësi universiteteve, duke u ofruar mbështetje ekstra financiare, që të krijojnë sinergji të reja me njëri-tjetrin dhe të futen në kongromenate akademike, që janë me një përfitim të jashtëzakonshëm për pedagogët, për studentët, për harmonizimin e gjithë programeve apo për të krijuar situata komplementare mes universiteteve.Këtu, në këtë pikë, unë do dëshiroja që nga ana juaj të kontribuonit me një analizë dhe me disa opsione, sugjerime që si mund të bëhet kjo qasje”

 

Marrëveshjet parashikojnë që studentët të bëjnë studime si në universitetin shqiptar edhe atë të huaj për degë të caktuara dhe në përfundim të marrin diploma të dyfishta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *