E premte, 23 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Tërmet i fortë në Tibet, 16 viktima dhe 32 të plagosur, shemben mbi 300 banesa

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 32 të tjerë janë plagosur si pasojë e një tërmeti me magnitudë 7 ballë që goditi Tibetin verior të enjten në mbrëmje, më 22 tetor.

Sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, duke cituar zyrtarë lokalë, tërmeti shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, me mbi 300 banesa të shembura. Pas lëkundjeve të forta, shumë banorë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe të strehoheshin në ambiente të hapura ose brenda automjeteve të parkuara.

Reklamë

Lëkundjet sizmike u regjistruan në orën 22:33 sipas kohës locale. Sipas të dhënave paraprake, thellësia e tërmetit ishte vetëm 10 kilometra, ndërsa epiqendra ndodhej rreth 400 kilometra larg Lhasës, kryeqytetit të Tibetit.

Reklamë

Sipas të dhënave të raportuara, bëhet fjalë për tërmetin më të fortë të regjistruar në Kinë që nga janari i vitit 2024.

Pamjet e transmetuara nga mediat shtetërore kineze tregojnë banorë që largohen me nxitim nga banesat e tyre dhe kërkojnë strehim në zona të hapura, nga frika e shembjeve të mëtejshme.

Kujtohet tërmeti tragjik i vitit 2010

Tërmeti i fundit rikthen kujtimet e katastrofës së rëndë sizmike që goditi zonën e Yushut, në provincën fqinje kineze të Qinghait, në vitin 2010.

Lëkundjet me magnitudë 7.1 ballë shkaktuan atëherë të paktën 2,698 viktima, ndërsa rreth 300 persona rezultuan të zhdukur. Ajo mbetet një nga fatkeqësitë sizmike më vdekjeprurëse të regjistruara në këtë rajon të Kinës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.