Kryeministri Edi Rama foli në Real Story edhe për përplasjen me Metën në lidhje me mosdekretimin e Sandër Lleshit.

 

Rama tha se Meta nuk ka asnjë faj pasi ka qenë gabimi i Bujar Nishanit që ndodhi kjo gjë.

 

“Nuk ka asgjë këtu. Presidenti për hir të vërtetës nuk ka bërë asgjë të keqe. Sander Lleshi ka një shkarkim nga presidenti, dhe është kthyer në detyrë nga Gjykata Kushtetuse. Dhe presidenti ky I gjashti, jo I shtati nuk e ka zbatuar vendimin e gjykatës kushtetuese.”

 

Kryeministri paralajmeroi se kete te premte do te ridergoje tek Meta emrin e Sander Lleshit qe kreu I shtetit ta dekretoje si minister te brendshem.

 

“Nesër unë do ti cojë presidentit serish dekretin ku do ti prezantojë emrin e Sandër Lleshit për ministër të brendshëm me një konotacion shpjegues dhe me traditën e shpjeguar nga Presidenti që me rastin e marëveshjes me Greqinë ka cuar shkresa shumë serioze dhe detajuese që e kanë ndihmuar procesin. Unë synojë që ai të krijojë bindjen e plotë dhe ta dekretojë këtë herë Lleshin.Kam besim qe Ilir Meta nuk do ja vendos vetes njollen me te zeze, qe askush nuk e ka bere me pare, ate te shkeljes se Kushtetutes.Kam respekt per inteligjencen e Ilir Metes. Eshte nje situate qe mund te kalohet. Zero gatishmeri per te sakrifikuar Sander Lleshin dhe Reformen ne Drejtesi. ”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *