Kryeministri Edi Rama, ka shprehu ngushëllimet e tij për familjarët të cilët humbën të dashurit e tyre në tërmetin tragjik që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të së martës.

 

Shefi i qeverisë ka theksuar se deri më tani janë nxjerrë 41 persona gjallë nga rrënojat, ndërsa vijon puna për nxjerrjen e çdo personi gjallë nga rrënojat.

 

Gjithashtu kryeministri Rama u shpreh se kanë ardhur ndihma nga vendet fqinje, ndërsa kërkoi durim dhe kurajo për të përballuar situatën e jashtëzakonshme që është krijuar.

 

“Marr pjesë ne dhimbjen e thellë të familjeve që lotojnë për humbjet e tyre. Rasti deshi që në momentet e para të gjendesha pranë familjarëve përballë një rrënoje në Durrës. S’do të harroj kurrë përjetimin për dhimbjen që i vëllai pati për motrën. Dua t’u përcjell ngushëllimet e mia familjarëve dhe dua t’i siguroj familjarët e tjerë se do të bëjmë te pamunduren deri në fund që të shpëtojmë gjithçka çdo person që merr frymë apo jo poshtë rrënojave. 41 persona janë nxjerrë gjallë nga rrënojat. Kanë mbërritur të parat trupat e Kosovës, me porosi të presidentit Thaçi. Ku më ka shprehur solidaritet për këtë moment ku Shqipëria është goditur. Motra dhe vëllezër, kjo fatkeqësi kërkon kurajo të jashtëzakonshme. Së bashku do ta përballojmë edhe këtë pabesi të madhe të natyrës. Qeveria ka dalë në terren. Një fjalë e urtë të thotë; se çfarë nuk të vret të forcon. Kjo fjalë e madhe do të na bëjë më të madhe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *