Katër raste të shitjes së lëndëve narkotike janë goditur në Lezhë në kuadër të operacionit kombëtar Tempulli 3.
Pasi kishte marrë informacione në rrugë operative, policia e Lezhës ka ushtruar kontrollë në disa autormjete ku ka gjetur sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme.
Si rezultat i kontrolleve, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë një 18 dhe një 16-vjeçar. Në mjetin ku ishte i riu dhe i mituri u gjetën dhjetëra doza cannabis dhe ekstazi.
Sasi droge është gjetur edhe në një tjetër automjet ku pasagjer ishte një 24-vjeçar nga Prishtina.
Jo vetmë kaq, por blutë e Lezhës kanë nisur procedimin penal për 9 shtetas të huaj kryesisht nga Zvicra, Franca, Anglia dhe një nga Kosova. Këta persona kishin ardhur për pushime në Shqipëri, por efektivët u gjetën atyre doza kanabisi që dyshohet se kishin për qëllim për ti shitur te persona të tjerë. /vizionplus.tv





