Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
13 May 2026
Vizion fokus

Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije luftarake në...

NBA në zi, lotari i Memfis Grizlis gjendet i...

Ish-shefi i stafit të Zelensky i dyshuar për korrupsion

Ministri i Jashtëm grek: Droni detar i gjetur pranë...

Von der Leyen kundër rrjeteve sociale: I trajtojnë fëmijët...

Hita vizitë në Kosovë: Krimi i organizuar sot është...

E akuzuan si spiune të Kinës, dorëhiqet kryebashkiakja në...

Putin: Kemi arritur aftësi bërthamore të pakrahasueshme

Thellohet kriza për Keir Starmer, arrin në katër numri...

Von der Leyen paralajmëron ligj të ri të BE-së...

Protestat e dhunshme para bashkisë, Veliaj: Ata që djegin goma dhe hedhin molotov, aq dinë të bëjnë

7 Qershor 19:49

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar protestat e dhunshme të opozitës me molotov dhe djegie gomash te Bashkia e Tiranës. Nga Njësia 2 në kryeqytet, ku nisi një tur mirënjohjeje për anëtarët socialistë, Veliaj u shpreh se kontrasti mes atyre që hedhin molotov dhe socialistëve është i qartë.

“Sot s’ka kontrast më të madh. Ndërkohë dëgjon ata që dogjën goma në parlament, dogjën goma përpara bashkisë, u rikthye prapë epoka e Astirit, ti mendon se pasi rrihen në zgjedhje herë pas here, do ndryshojnë taktikë. Jo! Dinë vetëm një stil: shaj, shpif, hidh baltë, digj, rrihu, zihu me policinë, digj goma. Ajo historia e gomave është e pakuptueshme”, tha ai. 

Veliaj u shpreh se opozita nuk njeh gjë tjetër veç shkatërrimit dhe bllokimit të punëve në qytet, duke sjellë në vëmendje edhe tentativat për të dhunuar godinën e Bashkisë, e cila është një monument i mbrojtur nga shteti.

Veliaj u ndal dhe tek nderimi i veprimtarit të çështjes kombëtare Remzi Hoxha, që u zhduk nga SHIK-u i Berishës.

“Këta që sot na rrëmbejnë ditën e punës, rrëmbenin jetë njerëzish. Ne patëm mundësinë që të nderojmë me një emër në qytetin e Tiranës, një rrugë të rëndësishme “Remzi Hoxha”. Ai ishte një patriot i jashtëzakonshëm. Remzi Hoxha ishte në Shqipëri se mendoi që Shqipëria ishte vend i sigurt, mendoi se Shqipëria mëmë ishte një vend që s’të rrezikohej jeta. Dhe Remzi Hoxha, një ditë u zhduk nga qyteti. Dikush më tha: O kryetar, po pse kërkove ndjesë, se nuk është se e drejtonte Shqipërinë PS-ja, apo nuk ishte punë e bashkisë.

I thashë, kërkova ndjesë sepse dikush duhet të marrë përgjegjësi që në qytetin tonë u zhdukën njerëz nga SHIK-u i Saliut, nga SHIK-u i Gazidedes, nga SHIK-u i atyre që iu shmangën drejtësisë. Sot, ne na akuzojnë pse jemi gati të bashkëpunojmë me drejtësinë në çdo kërkesë të drejtësisë. Atëherë njerëzit vriteshin pa gjyq, rrëmbeheshin nga rrugët e këtij qyteti, kështu që jo vetëm ndjesë në emër të një institucioni si Bashkia e Tiranës, që dikush para se ne të merreshim me këtë punë u zhduk nga qyteti, por edhe një kërkesë për të mos harruar, për të respektuar njerëzit, qoftë edhe ata të djathtë, siç ishte rasti i kryetarit të parë të bashkisë, Tomor Malasi, pas ardhjes së demokracisë, por edhe për të kujtuar ata që kanë pasur histori të dhimbshme në qytetin tonë, siç ishte historia e Remzi Hoxhës”, tha Veliaj./vizionplus.tv 

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Erion Veliaj Kryebashkiaku Tirane

Nga e njëjta kategori

Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

Trondit ish-agjenti: Këshilltari i Ambasadës shqiptare në Gjermani është rus!

më shumë...

“Kush prek Shqipërinë, ka prekur Turqinë”/ Prapaskenat e paralajmërimit që tronditi Greqinë

më shumë...

“Ky është krim njerëzor”/ ‘Shpërthen’ diplomati: Sot 780 mijë pensionistë, 80 % me pension 20 mijë lekë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:50

Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije...

10:26

Trondit ish-agjenti: Këshilltari i Ambasadës shqiptare në...

10:24

NBA në zi, lotari i Memfis Grizlis...

10:16

Pirja e këtij lëngu frutash mund të...

10:15

“Kush prek Shqipërinë, ka prekur Turqinë”/ Prapaskenat...

10:07

“Ky është krim njerëzor”/ ‘Shpërthen’ diplomati: Sot...

10:07

Ish-shefi i stafit të Zelensky i dyshuar...

9:58

Pse u zgjodh Vlora për firmat piramidale?...

9:52

Limaj në QUO VADIS: Kur vranë Azem...

9:46

Si rekrutuam miss-in e 1946-ës si agjente...

9:44

Ju ndihmojnë të mësoni dhe të mbani...

9:41

Pse nuk u rrëzua regjimi i Hoxhës...

9:24

Si u arrestuan dy agjentët shqiptarë në...

9:17

“Si më bënë agjent në 1972”, Hajro...

8:57

“Bullizohet për peshën e saj”, bashkëshorti i...

8:27

Ministri i Jashtëm grek: Droni detar i...

8:24

Masa për sigurinë ushqimore, eksperti: Do të...

8:09

Von der Leyen kundër rrjeteve sociale: I...

7:49

Qepa kundër rrudhave, a funksionon vërtet kjo...

7:42

Hita vizitë në Kosovë: Krimi i organizuar...

Më të klikuarat

  • ”Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin ti...
  • Këto shenja Horoskopi do të kenë fillime të reja pas pak dit...
  • Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën 34-vjeçari
  • Denoncoi mjekun për ngacmim seksual, dëshmia e 21-vjeçares p...
  • Romiri dhe Soni marrin informacione nga jashtë, Vanesa tërhi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.