Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 September 2026
Vizion fokus

Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte...

Witkoff dhe Kushner do të takohen me të dërguarin...

Jo vetëm futboll, por miliarda dollarë! Trump zbulon suksesin...

Interi vjen i fortë përballë Napolit, por statistikat paralajmërojnë...

Sa mund t’i pengojë Ukraina fluturimet civile në Rusi?

Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord...

Kush do të dalë nga kriza? Vllaznia-Partizani, duel i...

Rusia urdhëron një armëpushim 3-ditor në Ukrainë

Mision i ri për paqen në Europë, Witkof e...

Berisha përkujton shenjtërimin e Nënë Terezës: Bijë e madhe...

Zgjerimi i aksit Tiranë-Durrës, tenderohen vetëm 6 kilometrat e para, puna nis këtë muaj

9 Qershor 12:01

Më në fund, java e trete e qershorit është koha kur do të nisin punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës. Rruga më e rëndësishme në vend prej kohësh është kthyer në stresin e qytetarëve, sidomos në fundjave dhe në sezon veror për shkak të fluksit që mban përtej kapaciteteve.

“ARRSH ka parashikuar dy procedura prokurimi për zgjerimin e Tiranë-Durrës. Ka përfunduar vlerësimi i kompanive konkurruese. Deri tani nuk ka ankimime. Brenda muajit qershor  lidhet kontrata dhe  nisim punimet për zgjerimin. Rruga Tiranë-Durrës ka lëvizje mbi 80 mijë mjete në ditë,  bashkë me kompaninë do fokusojmë punën gjatë natës që të bëjmë hyrje-daljet në kantier të mjeteve të rënda dhe gjatë ditës do jemi në  punimet për zgjerim”, tha kreu i ARRSH, Genti Gjyli.

Autoritet pranojnë se kjo rrugë e ka mbaruar ciklin e jetës. E parashikuar për 40 mijë mjete në ditë ajo mban dyfishin ndaj dhe rehabilitimi ndër vite nuk kanë patur efekt.

“Mund të themi që është gati për një rehabilitim, i gjithë trupi ekzistues  i rrugës. Do kemi ndërhyrje të thellë në trupin ekzistues, pasi kjo rrugë ka mbaruar ciklin e jetës”, tha ai.

Po pse punimet në për rrugën më të rëndësishëm nisin në pikun e sezonit?

“Nëse në segmente e tjera do të bënte sens kjo pyetje, për Tiranë-Durrës është njësoj çdo ditë. Nuk ka periudhë me pak ngarkesë për këtë rrugë. E vjetmja formë është të fokusohemi gjatë natës për punimet”, u shpreh Gjyli.

Segmenti i parë ku do të ndërhyhet është 6 km, nga thesa e Kamzës deri në mbikalimin e Rinasit. Që kjo rrugë të rehabilitohet dhe zgjerohet në mënyrë të plotë do të duhen tre buxhete vjetore të autoritetit rrugorë, ndaj qeveria duhet ta ketë në prioritet e saj.

“I gjithë projekti kushton 250 mln euro në të dy kahet. Nëse do të kemi financim nga qeveria kjo rrugë mbaron për tre vite”, tha ai.

Situata është e ngjashme edhe për rrugën e Ndroqit. Edhe në këtë segment qershori do të jetë muajin i ndërhyrjes së punimeve. /vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Vendi
Tagged:
ARRSH Tirane – Durres

Nga e njëjta kategori

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në Frakull, ndërhyrje nga toka dhe ajri

më shumë...

U fut në parakalim në kthesë, shoferit në Shkodër i hiqet patenta për 6 muaj, merr edhe gjobë

më shumë...

Zjarr në qarkun e Shkodrës, kërkohen ndërhyrje urgjente nga ajri, flakët po përhapen me shpejtësi

më shumë...

Berisha përkujton shenjtërimin e Nënë Terezës: Bijë e madhe e kombit shqiptar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:12

Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë,...

5:31

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në...

5:21

Witkoff dhe Kushner do të takohen me...

5:08

Jo vetëm futboll, por miliarda dollarë! Trump...

4:45

Interi vjen i fortë përballë Napolit, por...

4:39

Sa mund t’i pengojë Ukraina fluturimet civile...

4:37

Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat...

4:23

Kush do të dalë nga kriza? Vllaznia-Partizani,...

4:20

U fut në parakalim në kthesë, shoferit...

4:02

Rusia urdhëron një armëpushim 3-ditor në Ukrainë

3:40

Zjarr në qarkun e Shkodrës, kërkohen ndërhyrje...

3:28

Mision i ri për paqen në Europë,...

3:16

Berisha përkujton shenjtërimin e Nënë Terezës: Bijë...

3:05

Ra në humnerë në Kelmend, humb jetën...

3:02

Qendra kthimi për emigrantët, vendet e BE...

2:23

Ministri Hoxha pret Ambasadoren e re të...

2:16

Vendosën lëndë plasëse të lidhur me celular,...

2:13

PD: Jo shkrirjes së 15 bashkive, harta...

1:37

“Integrimi gradual, mënyra e vetme drejt BE”,...

1:25

“Po zbrapsim kinezët, për Europën”, Rama nga...

Më të klikuarat

  • Pas 14 vitesh, Berisha mbërrin në Amerikë, pritet me lule dh...
  • Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord (VID...
  • E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai i partnerit...
  • Aksident fatal në aksin Cërrik-Elbasan, motori përplaset me...
  • Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet në flagra...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.