Subscribe

Nxënësit dhe gjimnazistët do të vazhdojnë ta ndjekin fizikisht mësimin. Shkollat nuk do të mbyllen. Të paktën deri më tani Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk i vlerëson ato si vatra të rrezikshme të përhapjes së virusit, me gjithë numrin e konsiderueshëm të mësuesve të infektuar.

Me vëmendjen te arsimi në daljen online për mediat kryeministri Edi Rama kërkoi angazhim në përmbushje të masave mbrojtëse për të mos rrezikuar mbylljen e plotë e rrjedhimisht edhe të arsimit parauniversitar.

 

“Të jemi sa më të vetëdijshëm që kemi në dorë të gjithë secili në pozicionin e vet, por patjetër së bashku si komunitet, si bashkësi, të shmangim qoftë kalimin e spitaleve në një mbingarkesë që do ta bënte tejet të vështirë trajtimin normal në vazhdimësi të të gjithë atyre që janë në nevojë dhe qoftë mbylljen e përgjithshme. Dua ta theksoj se çfarë hapet dhe se çfarë mbyllet, kjo është përgjegjësi e autoriteteve tona të autorizuara që kanë të gjithë ekspertizën, por edhe detyrimin ligjor që të marrin vendime në këto kohë kaq të vështira. Dua t’ju përcjell që sipas të gjitha të dhënave dhe ndjekur të gjitha orientimet e autoriteteve shëndetësore e shkencore, shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, por një hapësirë që kanë edhe potencialin e tyre të rrezikut.”

Duke qenë se mësuesit pas mjekëve janë grupimi më i rrezikuar nga infektimi, kreu i qeverisë pohoi se do të behët e pamundura për të siguruar vaksinën për ata, e mandej për gjithë popullsinë.

“Sa i përket vaksinës nuk jemi në fazën ku nuk zgjedhim të lirë apo të shtrenjtë jemi në fazën që të kemi vaksinën në dispozicion duke filluar nga vaksinimi i bluzave të bardha, mësuesit, punonjësit e policisë dhe të gjithë me rrallë, po bëhet një përpjekje e jashtëzakonshme nga të gjitha vendet dhe sasia që do prodhohet nuk do jetë e gjitha që është e nevojshme që ditën e parë, ne na duhet të mos mbetemi në bisht dhe e dyta të vëmë në dispozicion për këto kategori njerëzisht sa më shpejt.”

Përballjen me skandaloze me Covidin dhe injorimin e ligjit, Edi Rama e vizatoi me sjelljen e presidentit Ilir Meta, pjesëmarrës në një datëlindje që grumbulloi më shumë se dhjetë veta pa maska e distancim fizik në një mjedis të mbyllur.

“Si të gjithë të tjerët kam parë atë që nuk do të doja të shihte askush shembullin më skandaloz të shekljes së ligjit nga preisdenti zonja e parë dhe nga e gjithë çeta e tyre. Ndërkohë që është shumë e qartë për të gjithë se nuk mund të ketë grumbullime me më shumë se 10 persona dhe nuk mund të bëhen festa e dasma deri te ceremoninë e dhimbshme mortore. Na shfaqen në një spektakël të pështirë të karshillëkut jo vetëm me ligjin, por edhe me vetë shëndetin e të tjerëve në rast se nuk janë të interesuar për shëndetin e tyre.

 

Akuzave të vazhdueshme të kreut të demokratëve se qeveria fshehu numrin e vërtetë të jetëve të humbura nga Covidi, për Edi Ramën, si mundësi nuk ekziston as teorikisht e as praktikisht.

 

Dy ditë para një vjetorit të goditjes sizmike, që i mori jetën 51 personave dhe solli dëme të mëdha në objekte banimi dhe arsimi, nga plani i rindërtimit rezulton ngritja e 155 shkollave të shtrira në 11 bashki, ku pjesa dërmuese janë të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *