E diel, 25 Tetor 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Rama, qesharak ne sytë e gjeneralëve”

Kryetari i PD-së reagoi me tone të ashpra pas fjalës që kryeministri mbajti në takimin me gjeneralët e NATO-s. Sipas tij, Edi Rama u bë qesharak në sytë e tyre.

 

Reklamë

“Eshtë jo vetëm qesharake, por edhe e rrezikshme të sillesh si lider global kur nuk bën detyrat e shtëpisë”, –  shprehet Basha. Kryedemokrati thotë se Edi Rama e ka zbritur buxhetin për mbrojtjen kombëtare në kuotën më të ulët historike në 27 vjet, 0.75 për qind, si asnjë vend tjetër anëtar i NATO-s.

 

Reklamë

“Në vend që të garantojë buxhet për Forcat e Armatosura, për trajnimin e tyre, për rritjen e kapaciteteve dhe aftësisë vepruese kryeministri ka dërguar qindra milionë për fasada godinash”, përfundon reagimi i kreut te Partisë Demokratike.

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë