“Fitorja në 25 qershor e para e Partisë Socialiste në një epokë të re ose e fundit për një periudhë të gjatë”, – kështu është shprehur kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

 

Gjatë fjalës së tij kryeministri deklaroi se kjo është një mundësi e artë për PS-në. Sipas Ramës “fati i kësaj supersfide varet sesi do ta mbrojmë pushtetin nga vetvetja. Sa dhe si do ta ndajmë pushtetin me njerëzit e zakonshëm me hallet e tyre”.

 

Kryeministri evidentoi dhe dhjete prioritetet e qeverise se re. Ai shtoi nder te tjera se fokusi do te jete te drejtesia dhe lufta kunder korrupsionit ndersa theksoi se ai eshte i hapur per negociata me opoziten per reformat qe i duhen vendit.

 

Kreu i qeverisë tha se tashmë shqiptarët e bënë të tyren duke i dhënë PS-së një mandat kuq e zi. Ai shtoi se tashmë timonin e ka vetëm Partia Socialiste. Rama deklaroi se tipari kryesor i këtij mandati do të jetë besnikëria ndaj vendit dhe njerëzve të zakonshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *