Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish protetsën e opozitës në lidhje me pasqyrimin që ju bë në mediat e huaja.

 

Përmes një postimi në Twitter kreu i qeverisë është shprehur se politika qorre e opozitës, nuk bëri asgjë tjetër vetëm se goditi Shqipërinë në sytë e botës.

 

“Çfarë trishtimi pasqyra e shëmtisë së djeshme nëpër mediat e dynjasë!Politika qorre e një opozite pa vizion, pa program, pa lidership, nuk i bëri asgjë dot qeverisë po goditi Shqipërinë në sytë e botës dhe u dha material të tërë atyre që duan sebepe kundër negociatave me BE #TURP”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *