Subscribe

Kryeministri Edi Rama sulmoi opozitën, gjatë fjalës që mbajti në aktivitetin “Deputeti që duam” në Fier. Duke ju referuar akuzave të partive opozitare për pandeminë, Rama tha se po bëhet politikë me këtë situatë. Sipas tij, opozita po krijon shqetësim tek shumë familje me deklaratat se nuk ka vend në spitale për të sëmurët.

 

“Nuk gjendet një opozitë që edhe për një sëmundje që bie një herë në shekull nuk gjen dot forcën e brendshme dhe arsyet për t’u bashkuar në mënyrë kontruktive, në mënyrë njerëzore jo me qeverinë, por me shumicën dërrmuese të njerëzve që janë në hall dhe kanë nevojë. Opozita është për ta qarë hallin sepse për ta zgjdhur jemi ne. është për ta qarë hallin dhe jo të bëjë politikë me hallin. Po shqetëson familje e familje të tëra, sidomos më të moshuarit.”

 

Për ta mbështetur këtë, Edi Rama tregoi një mesazh që i ka ardhur në celular nga një personazh publik. Sipas kryeministrit, ai ishte shprehur i shqetësuar për situatën në spital.

 

 

“Mora një mesazh nga dikush që nuk kam autorizim t’i përdor emrin, por ju e njihni, e njohin të gjithë. Një personalitet në moshë të thyer më shkruante se më në fund kam mundur të flej gjumë, pasi pash realitetin e spitaleve sepse nuk arrija më të flija gjumë nga ankthi që nëse infektohem, nuk do kem mundësi të gjej një shtrat me mjekët mbi kokë në spital. Është një personalitet publik.”

 

Kreu i qeverisë nënvizoi se nuk ka opozitë në rajon që nxjerr helm për të helmuar qytetarët e për të bërë politikë. Ai tha se po mohohet realiteti dhe thonë se është propagandë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *