Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me momente nga fluturimi i parë drejt aeroportit të Kukësit. Gjatë udhëtimit, kreu i qeverisë nuk i kurseu batuta me emigratët e kthyer nga Londra. Ai i ka pyetur ata nëse e besojnë tani që u ndërtua aeroporti.

Rama u takua në avion edhe me një emigrant me emrin Edi Rama, të cilit i tha se ai është Edi Rama i PD, kurse vetë kryeministri, i PS.

Pjesë nga biseda:

Emigranti: Puna e mirë nuk shahet.

Rama: Para se me e bo… Tani po e besoni apo akoma..

Emigranti: E kam besu gjithmonë

Rama: Edi Rama je ti. Ky është Edi Rama i PD. Aq shumë e ka mësuar telefonin sa e ka përdor për të më sharë mua dhe tani si punon telefoni. Ti Edi Rama i PD me grusht une Edi Rama i PS me 2 gishta.

Emigranti: Erdha nga Londra vetëm me ta dhonë votën ty.

RAMA: O zot! Dy gishta vëri këtu në kokë. Më shkatërrove

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *