Kryeministri Rama ka dhënë një lajm të mirë këtë të mërkurë në lidhje me fushën e teknologjisë.

 

Duke postuar një video në facebook ku shihet vetë kreu i qeverisë duke drejtuar një automjet pa prekur timonin, Rama njofton se në Shqipëri ka nisur një revolucion mbi teknologjinë 5g, me një investim fillestar prej 150 milionë eurosh.

 

“ Ky revolucion do të transformojë rrënjësisht çdo sektor, nga ekonomia tek financat dhe energjia, nga bujqësia tek shëndetësia dhe arsimi, duke bërë të mundur të paimagjinueshmen” shkruan shefi i qeverisë në rrjetet sociale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *