Subscribe

Kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale pas akuzave të hedhura këtë mëngjes nga lideri i opozitës, Lulzim Basha.

 

Rama tha se opozita duhet të bashkohet me mazhorancën për pandeminë. Nëse nuk e bën këtë, sipas kreut të qeverisë, kjo minorancë nuk ka ç’ju duhet shqiptarëve.

 

“Një opozitë që as në një sëmundje që bie një herë në shekull nuk gjen dot forcë të bëhet bashkë me shumicën nuk i duhet as dreqit e jo më popullit shqiptar!”

 

Gjithashtu, Edi Rama postoi video me pamje nga brenda spitalit “Shefqet Ndroqi”. Sipas Ramës, realiteti është ai që shfaqet në video dhe jo ai që thotë opozita.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *