Subscribe

Kryeministri Edi Rama është optimist që gjatë sezonit të verës masat anti-COVID do të jenë më të lehtësuara sepse edhe rreziku do të jetë më i ulët.

 

Kjo falë vaksinimit masiv që qeveria premton të nisë gjatë pranverës, citoi midis të tjerash kryeministri nga Berati.

 

“Ne nuk kemi kufij të mbyllur si Shqipëri, Britania e Madhe është një rast specifik. Unë mendoj që së shpejti të happen fluturimet me Britaninë e Madhe. Unë besoj se është e rëndësishme që ne të arrijmë të vaksinojmë intensivisht gjatë gjithë sezonit pranveror dhe këtu fus edhe ambicien që kur të hymë në sezonin e verës, ne të kemi një lehtësim nga pikëpamja e rrezikut. Nuk do të mund të vaksinojmë dot të gjithë popullatën, por nëse do të vaksinojmë një pjesë, do të kemi një avantazh. Për këtë po punojmë ditë-natë, për të siguruar dozat e nevojshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *