Subscribe

Kryeministri u ka kërkuar banorëve te Poliçanit të votojnë masivisht Partine Socialiste. Për Edi Ramën me 25 qershor do të vendoset për skuadrën që do të drejtojë vendin katër vitet e ardhshme.

 

Rama u ka bere thirrje maturanteve te mos gënjehen me tezat e provimit te këmbim te votës. Pas denoncimeve te bëra se maturanteve u është ofruar përmbajtja e tezes ne këmbim te kartës se identitetit nga simpatizantë te LSI-se, Rama tha se shkolla nuk merret me kopje e se tezat janë te sigurta.

 

Kryeministri ka sulmuar edhe Partine Demokratike, pasi sipas tij nuk kane vene asnjë grua ne listat e sigurta, por i ka renditur ato ne fund

 

Rama u takua edhe me fermerë  të Velabishtit, ku foli per arritjet ne bujqësi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *