Kryeministri Edi Rama vizitoi këtë të enjte Pallatin Apostolik të Vatikanit, ku pritet të takohet me Papa Leonin XIV. Ai u prit nga prefekti i Shtëpisë Papnore dhe nga përfaqësues të lartë të Vatikanit.
Më herët gjatë ditës, Rama ndau në rrjetet sociale disa momente nga vizita e tij në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, shoqëruar me një lutje drejtuar Nënës Mari, ku kërkon udhëzim, mbrojtje dhe bekim për Shqipërinë, familjet dhe rininë e vendit.
/vizionplus.tv





