Subscribe

Kryeministri Edi Rama bën me dije se shumë shpejt gjiganti ndërkombëtar i naftës “Shell” do të dalë me të dhëna të sakta mbi rezervat e naftës që gjenden në pusin e Shpiragut dhe sasia që mund të prodhohet nga ky vendburim.

 

Pas nënte vitesh kërkimesh, në 2019 “Shell” në pusin e Shpiragut, njoftoi ekzistencën e prurjeve të naftës dhe prodhimin e saj në rendin e disa mijërave fuçive në ditë.

 

Në atë kohë kompania deklaroi se do të vazhdonte vlerësimet për të përcaktuar volumin e saktë të rezervave të naftës të identifikuara në afërsit të Beratit.

 

Pa dhënë shifra Edi Rama tha se ky vlerësim është drejt fundit dhe sipas tij do të ndikojë në të ardhmen energjitike të Evropës.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Ne kemi shumë shpresë se së shpejti mund të ndajmë me opinionin publik një zbulim shumë të rëndësishëm që SHELL-i po arrin në vendin tonë. Ata hezitojnë për momentin të flasin për shifra. Shenjat tregojnë se mund të jemi pranë një zbulimi shumë të rëndësishëm të gazit dhe naftës nën tokë, që do të ndikojë të ardhmen e vendit tonë por edhe do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Evropës.

 

Në bashkëbisedimin me përfaqësues të biznesit hollandez në vendin tonë dhe me disa prej tyre që janë të interesuar të investojnë në vendin tonë por ende nuk e kanë e ndërmarrë hapin, si shqetësim shohin qendrueshmërinë politike.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Shqipëria ka një element specifik përtej stabilitetit apo jo stabilitetit ngushtësisht jo politik. Shqipëria është mikpritëse ndaj të huajve. Sa i takon stabiliteti politik, po kemi ndonjëherë protesta në 2 mijë metrat katrorë para zyrës se kryeministrit sepse jemi një vend ku të gjithë janë kryeministra më vete dhe ndonjëherë ai i vërteti është shume besdi. Por nuk çon kurrkund, është thjesht një element spazmatik i jetës tonë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *