Subscribe

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se nëse brenda pak ditësh nuk ka një reagim nga qytetarët për zbatimin e masave, atëherë do të ketë kufizime të reja dhe rritje të gjobave për shkelësit.

 

Kreu i qeverisë u shpreh se Komiteti Teknik i Ekspertëve po diskuton për masat e reja, që të kenë një ndikim të vogël në ekonomi, por të madh në luftën kundër virusit.

 

“Njerëzit nuk janë sot siç kanë qenë deri para disa javëve. Që nga Viti i Ri, ka filluar një lëshim i vetes në tërësi dhe ka shumë abuzim. Që nga njerëzit që nuk vënë maskat në rrugë, ose i mbajnë si shaje të modës franceze. Ose nuk ka asnjë lloj sensi të përgjegjësisë dhe të rrezikut në njësitë tregtare. Sheh qartësisht që këtu ka një lëshim të vetes, po merret me lehtësi kjo punë. Në çdo centimetër që ne lëshojmë, virusi përparon. Në çdo centimetër që ne fitojmë, virusi zbrapset. Është një opsion, ne jemi faktikisht qysh nga fund ii javës së shkuar në diskutim, për çfarë duhet të bëjmë. Presim edhe nga Komiteti i Ekspertëve. E para është që të zbatojmë njëherë mirë këto masa që kemi dhe policia të ndryshojë qasjen. Nëpër lokale, jo dy metra që nuk zbatohet distance, por rrinë ngjitur, bëjnë party dhe ja marrin COVID-in njëri-tjetrit. Këto ditë do të shohim reagimin pas këtij mesazhi dhe do të shohim se çfarë do të bëjmë për kufizime të tjera. Disa kufizime të tjera po i studiojmë. Për momentin nuk kemi sepse është Komiteti që bën gjithë vlerësimin e numrave. Jemi shumë të bindur që tani duhet të reagojmë me forcë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *