Subscribe

Kryeministri Edi Rama foli në tryezën e organizuar nga “The Economist” me temë “Ballkani Perëndimor përtej 2020”. Kreu ynë i qeverisë nuk la pa cekur mosmarrëveshjet që janë mes vendeve të rajonit. Ai deklaroi se e vetmja zgjidhje është dialogu. Sipas tij, një shembull frymëzues është marrëveshja e arritur mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

 

“Në Ballkanin Perëndimor qysh prej kohësh jemi përfshirë në një bashkëpunim, në një paqtim dhe mendoj se edhe pse ka çështje të tilla si e Kosovës, mosnjohja nga Serbia, ne kemi qenë në gjendje të ulemi dhe të diskutojmë të ardhmen tonë bashkë. Mendoj se lajmi i mirë është që mosmarrëveshjet mund të zgjidhen së bashku dhe dialogu është i vetmi instrument për ta arritur këtë. Dua të përmend një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të kësaj kohe, që është zgjidhja, dialogu mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo lidhet me një situatë ku ti sfidon çdo lloj mundësie, shkon kundër tabuve. Kjo është historike, është e jashtëzakonshme dhe një mësim për të gjithë. Ai fitoi zgjedhjet sërish, por çka është më e rëndësishme, ai fitoi bazuar mbi bindjen dhe krijoi konsesus rreth kësaj bindjeje. Kjo është e mrekullueshme dhe shpresoj që të gjithë ne kemi mësuar diçka nga kjo, unë me siguri kam mësuar nga kjo.”

 

Kryeministri theksoi se për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor e vetmja rrugë është drejt Bashkimit Evropian.

 

“Shqipëria dhe të gjitha vendet e rajonit janë në një moment shumë të rëndësishëm mes një të shkuare që duan ta lënë pas krahëve dhe një të ardhmeje për të qenë të integruar në Bashkimin Evropian. Ne nuk kemi një alternativë tjetër, alternative e vetme për ne është të jemi pjesë e BE. Jo sepse na e kërkojnë këtë miqtë më të mëdhenj e më të fuqishëm, por sepse është detyrim, është kërkesë e fëmijëve tanë, e brezit të ardhshëm, është ëndrra e përhershme e etërve tanë.”

 

Deklaratat e Edi Ramës për dialog vijnë në një kohë kur tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë në rritje, ndërsa Serbia vijon të mohojë njohjen e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *