Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 August 2026
Vizion fokus

Begaj: Efektivët e FA meritojnë mirënjohje, po luftojnë me...

Situatë alarmante nga zjarret në Tiranë, flakët vijojnë të...

Zelensky: Disa rajone u rikthyen nën kontrollin e Kievit

Mbyllet dita e 74 e protestës, nis marshimi në...

Bullgaria po mendon kufizimin e përdorimit të mediave sociale...

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes jep...

Zjarr në Zhejë të Kurbinit, flakët përparojnë në zonat...

“Hipi makinës ik”, situatë apokaliptike në Daias: Flakët “vërshojnë”...

Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion Plus zbardh...

“Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike”, Rama...

Rama mbron “Open Balkan”: I shërben interesit të Shqipërisë/ PD: Favorizon Serbinë

2 Dhjetor 14:48

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar nga salla e parlamentit se projekti i “Ballkanit të Hapur” do të vazhdojë pasi i shërben interesit të Shqipërisë.

 

Gjatë një interpelance me demokratin Tritan Shehu, shefi i qeverisë shpjegoi se “Ballkani i Hapur” është mekanizëm për zbatimin e procesit të Berlinit dhe ndihmon rrugën e Shqipërisë drejt BE; edhe pse për opozitën ky projekt është një prej dështimeve më të mëdha të kësaj qeverie.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Doni apo s’do ju, “Ballkani i Hapur” do të vazhdojë, pasi është në interes të shqiptarëve dhe ne shqiptarëve na e kanë besuar këtë, PS-së, dhe jo juve.”

 

TRITAN SHEHU

DEPUTET, PD

“Për ju aktualisht ka vetëm një rrugëdalje, si zgjidhja më mirë edhe për vendin. Dorëheqja tuaj. Unë ju kërkoj sot dorëheqjen se keni dështuar me këtë projekt.”

 

Shefi i qeverisë replikoi me opozitën edhe për vendimin e Kosovës për të qëndruar jashtë projektit të “Ballkanit të Hapur”.

 

 

Tritan Shehu

 

“Vërtet mendoni se Serbia ka hequr dorë nga pretendimet ndaj Kosovës? Ju vetëm bëni presion mbi Kosovën  pse nuk i bashkohet një tryeze të ngritur nga Vuçiç..”

 

EDI RAMA

 

“Unë di që Kosova humbet një shans edhe për problemin me Serbinë, duke munguar në atë tryezë, historia tregon se ndërtimi i marrëdhënieve ekonomike është përdorur në histori si një katalizator për të zgjidhur çështje politike.”

 

Pjesë e debatit mes dy politikanëve u bë edhe qëndrimi i partnerëve ndërkombëtarë ndaj këtij projekti.

 

TRITAN SHEHU

EDI RAMA

“Unë nuk hy në garë me kë është Amerika e me kë është Europa. Të kujtohet ai filmi ku i thoshte ai ‘burri ata do të na rrahin’. Ka rëndësi se çfarë mendojnë aleatët tanë por më rëndësi ka se çfarë bëjmë ne për vendin.”

 

Projekti “Ballkani i Hapur” është në qendër të debateve mes opozitës dhe qeverisë prej momentit të krijimit.

 

Sipas opozitës ky projekt largon Shqipërinë nga rruga e integrimit në BE dhe fuqizon Serbinë dhe synimin e saj për një Jugosllavi të re.

 

Por për kryeministrin Edi Rama, “Ballkani i Hapur” ka në themel 4 liritë bazë të Bashkimit Evropian, zbaton parimet e tregut të përbashkët rajonal dhe është një mekanizëm për të jetësuar procesin e Berlinit.

 

Për të ilustruar nevojën e këtij projekti, Edi Rama ka listuar disa shifra; psh për shkak të barrierave kamionët e eksport- importit shpenzojnë 28 milionë orë në kufijtë e rajonit tonë, duke theksuar se ky bashkëpunim mund t’i krijojë hapësirat që ekonomitë tona të rriten me 6.7%.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Open Balkan rama Serbi shqiperia

Nga e njëjta kategori

Begaj: Efektivët e FA meritojnë mirënjohje, po luftojnë me flakët

më shumë...

Mbyllet dita e 74 e protestës, nis marshimi në rrugë

më shumë...

Karaburun/ Ndërtuan pa leje në Shën Jan, arrestohet njëri prej ndërtuesve dhe shpallet në kërkim ortaku i tij

më shumë...

Kërcënon transporti urban: S’kemi marrë kompesimin për naftën, do reduktojmë autobusët!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:29

Begaj: Efektivët e FA meritojnë mirënjohje, po...

10:19

Situatë alarmante nga zjarret në Tiranë, flakët...

10:11

Zelensky: Disa rajone u rikthyen nën kontrollin...

10:11

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët...

10:04

Mbyllet dita e 74 e protestës, nis...

9:45

Bullgaria po mendon kufizimin e përdorimit të...

9:34

A duhet ta lajmë fytyrën çdo mëngjes?

9:16

Situata e zjarreve në vend, Ministria e...

8:44

Zjarr në Zhejë të Kurbinit, flakët përparojnë...

8:41

Karaburun/ Ndërtuan pa leje në Shën Jan,...

8:30

Po përpiqeni t’i forconi dhe t’u jepni...

8:07

Spektakël në qiell! Eklipsi total i Diellit...

7:36

Kërcënon transporti urban: S’kemi marrë kompesimin për...

6:46

“Hipi makinës ik”, situatë apokaliptike në Daias:...

6:30

Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion...

6:27

Zjarret në Krujë, nis evakuimi i banorëve...

6:22

“Shqipëria e para në botë për sigurinë...

6:21

Zelensky: Ukraina ka rimarrë 745 km katrorë...

6:00

Tiranë/ Zjarr i përmasave të mëdha në...

5:47

Merr fund java e “Ferrit”, nga nesër...

Më të klikuarat

  • “Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vret gruan dhe kunatin, dy...
  • Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion Plus zbardh p...
  • Risi në aeroportin e Rinasit për nënat me fëmijë dhe gratë s...
  • E mërkura e “Ferrit”, nesër pritet të jetë dita më e nxehtë...
  • Merr fund java e “Ferrit”, nga nesër nis ulja e temperaturav...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.