Thirrjes së kryeministrit Edi Rama që të ndërpresin grevën e urisë, naftëtarët e Ballshit i dhanë përgjigje negative. E për këtë, kreu i qeverisë shprehu keqardhje. Përmes një postimi në “Twitter”, Edi Rama përsëriti se për sa kohë vijon greva, nuk mund të ketë bashkëbisedim.

 

“Keqardhje për refuzimin për të ndërprerë grevën në Ballsh, sepse pa u ndalur greva nuk do të nisë dot asnjë bashkëbisedim! Ideja se duke u futur në grevë mund t’i faturosh qeverisë kusuret e një kompanie private është shumë e gabuar. Me t’u ndalur greva ulemi bisedojmë vëllazërisht.”

 

Naftëtarët janë të bindur për t’i shkuar deri në fund grevës së tyre, derisa të marrin pagat e prapambetura dhe të rikthehen në punë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *