Subscribe

Kryeministri Edi Rama deklaron se kontrolli teknik i mjeteve do të kryhet nga shteti, duke filluar nga janari i vitit 2021.

 

Përmes një mesazhi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se nga viti i ardhshëm do të ketë disa risi që do të mundësojnë lehtësimin e drejtuesve të mijëra automjeteve.

 

“MIRËMËNGJES. ME NJË LAJM TË MIRË. Me përfundimin në dhjetor të koncesionit absurd të kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi), ky shërbim sikundër e kemi premtuar do t’i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga #DPSHTRR dhe nga janari 2021 do të ketë këto risi që do të lehtësojnë drejtuesit e 630 mijë automjeteve:

Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim
Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet
Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!
Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet
Rradha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës “tek Kolaudimi” do marrë fund
Cilësia e shërbimit do të rritet, përafrimi me Direktivat e BE në fuqi do të përshpejtohet, modernizimi e informatizimi i këtij shërbimi do të jetë prioritet, sikundër është bërë në punën e deritanishme të #DPSHTRR”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *