Shqipëria do të marrë edhe 23 mijë doza të tjera Pfizer brenda javëve të prillit.

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se sezoni turistik do të lehtësohet dhe shumë shpejt Shqipëria do të fitojë betejën me COVID.

“Brenda javëve të prillit edhe 23 mijë doza të tjera PFIZER. Ne do ta lehtësojmë sezonin turistik me se s’bën; do të ngjitemi shumë shpejt në shkallët e larta të klasifikimit në Evropë, për volumin e vaksinimit; do ta nxjerrim jashtë Armikun e Padukshëm më shpejt se shumë të tjerë në kontinentin tonë”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *