Subscribe

Kritikat kundër programit ekonomik, dhe veçanërisht atij në shëndetësi të prezantuar nga Partia Demokratike, kryeministri Edi Rama ua shprehu edhe gjirokastritëve, pasi mjekët specialistë i kërkuan një mbështetje më të madhe financiare për ata që profesionin e tyre e ushtrojnë jo në qytetin e origjinës. Angazhimi i qeverisë tha Edi Rama është që pagat e bluzave të bardha të rriten në vazhdimësi, por jo sipas mënyrës së Lulzim Bashës.

 

“Sot ju merrni vetëm pagën, si mjekë që janë këtu vendas. Pasi 3 vitesh do të punoni atje ku ka nevojë atdheu. Kjo është ideja, pasi është investim që e keni bërë ju dhe familja, por dhe nga shteti. Është fuqizim moral i figurës së mjekut në momentin kur del në front. S’di të jap një përgjigje tani për këtë. Pasi programi i Partisë Demokratike mund ta akomodojë këtë. Mund të ketë dhe bonsu për të shkuar në masazh, në fizioterapi private, pishina, SPA, që do të ndërtohet sipas programit.”

 

Sërish duke e bërë krahasimin me propozimet e demokratëve, formulën e rritjeve të pensioneve teksa ul sigurimet shoqërore nga 24 në 18 për qind, e quajti përtej çdo logjike ekonomike.

 

“PD mund të rrisë pensionet sa hap e mbyll sytë, madje të ul sigurimet dhe të rris pensionet. Duke ulur prodhimin e qumështit, duke rritur prodhimin e djathit. Ka një formulë se si mund  ë ndodhi kjo. Ai që të jepet për djathë, në fakt është sapun. Kush ta marri, ta marri, kush ta hajë, ta hajë. Po e hëngri shumica, ‘fiton Shqipëria’.

Pasi e pranoi si të drejtë indinjatën e qytetarëve ndaj darkës së ministrave të tij në restorantin e Nusretit në Dubai tha se kjo nuk përbën arsye për të mohuar investimet e bëra në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

 

Në mbyllje të bashkëbisedimit virtual prej tre orësh nga shtëpia e Ismail Kadaresë, kryeministri inspektoi punimet për by-pass-in në qendrën historike dhe shndërrimin në këmbësore të sheshit të Çerçizit në Gjirokastër.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *