Nga Himara kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish ftesën  që presdienti Meta i bëri dy ditë më parë për një takim në presidencë të enjten.

 

Shefi i qeverisë ka theksuar se presidenti duhet të hajë paçe me Fahri Balliun se zgjedhjet nuk i luan topi, behen me 30 qershor.

 

“Ai nuk u zgjua në 5 për të dalë në zyrë por nuk ka fjetur fare është takuar dhe ka pirë kafe me Fari Balliun. U bë presidenca si pica telefon 24 orë. O zot të pres në 5 të mëngjesit se jam i shqetësur për kombin, ik o Ilir, ha paçë me Fariun, ndërsa kafen turke merre kokërr se iku kjo punë. 30 qershori është aty, nuk lëviz. Është i popullit, jo i partive. S’ka këtu ta kthejnë popullin përmbys. Ndërsa nga ana tjetër është Monika nëpër rrugë dhe Nora që qan Monika lutu Monika thuaj një fjal të mirë Zotit sot. Del e flet me zotin sikur e ka në Whattsap, shyqyr që zoti s’del në zgjedhje se gjëja e parë që do të bënte ishte se do të mbyllte fallxhoren në shtëpi. Këta i kanë bërë vendit një dëm shumë të madh. Siç thoshte një nga burrat e mëdhenj se kur vjen fundi le ti përcjellim duke qeshur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *