Subscribe

Ne mbledhjen e rradhes me Komitetin e Rindërtimit kreu i qeverise Edi Rama shpalosi bilancin e dëmeve paraprake në tre qarqet e prekura nga tërmeti: Durrës, Tiranë dhe Lezhë.

 

Ai ka bërë me dije se qeveria po punon mbi një aplikacion, i cili do të sigurojë transparencën edhe për donatorët.

“Po punojmë për një aplikacion për transparencën dhe besoj që në mbledhjen e ardhshme pas një jave do të prezantojmë. Kur të mblidhet komiteti do të prezantojmë. Këtu ka disa shpjegime për aplikacionin. Po përgatitet ligji special për rindërtimin për të krijuar një kuadër ekskluziv për të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me rindërtimin. Një draft të parë e kemi gati, po bashkëpunojmë me komisionin e ligjeve për ta cuar drejt miratimit. Këtu kemi se cfarë përfshin; banesa të reja, për rindërtim, rindërtimi i të shemburave, rimëkëmbja ekonomike, banesat nga donatorët. Kemi 386 dosje projektesh për rindërtim. Dosje për fondacionet dhe donatorët për të shkuar në mënyrë të organizuar”

 

Pas masave të marra dy javët e kaluara, tashmë qeveria është gati ti ndezë dritën jeshile riparimit të banesave private. Në këtë proces kryeministri theksoi se do të angazhohen edhe fondacionet private, të cilat do të menxhojnë vetë lekët e mbledhura.

 

Nderkohe Inxhinieria Luljeta Bozo këmbënguli se inspektimet dhe ringritja e zonave rurale të prekuar duhet te kene nje plan shume te qarte.

 

“Kemi një evidentim, që mund të ndryshoj shumë pak, sidomos në zonat rurale. Cilat janë ato godina që janë shembur fare dhe njerëzit janë në çadra, cilat janë ato që kanë dëmtime të lehta, duhet të specifikohet që të dimë se sa punë kemi për të bërë dhe duhet bërë brenda një kohe shumë të shkurtër. Brenda një jave duhet ta kemi këtë panoramim. Pas kësaj, duhet bërë një plan organizimi, nga njësia vendore ta organizojë punën se si të fillojë me strehimin e banorëve, nga ato që janë në qiell të hapur dhe të jepet një afat, afati është shumë i rëndësishëm. Që çdo gjë të jetë shumë e qartë. Kur janë tre-katër kurora në një shtëpi, sa shtëpi do t’u bëhet atyre. Problemi i fondit për banesat private, shteti, por të jap fond dhe individi. Asnjë komunë nuk duhet të pranojë një rindërtim pa projekt, është e pamundur. Administrata të jetë më operative, nuk duhet të punojë më me ritmin që ka punuar më herët”.

 

Ndërkohë Kryeminisri Rama kërkoi që të gjitha banesat të sigurohen me detyrim për rastet e fatkeqësive natyrore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *