Subscribe

Kryeministri Edi Rama deklaroi se të gjitha energjitë e tij për momentin i ka fokusuar te sigurimi i një sasie të madhe vaksinash.

 

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Lezhë, shefi i qeverisë tha se synimi është që vaksinimi masiv të kryhet deri në mesin e qershorit.

 

Kjo me qëllim që më vonë të kemi një sezon turistik të lehtësuar, shkruan “Vizion Plus”.

 

“Vaksinimi ka filluar, jam shumë shpresëplotë që nuk do të jetë e largët dita që ne do të kemi një sasi të konsiderueshme vaksinash që sezoni turistik të jetë i lehtësuar ndjesëhëm nga kërcënimi i virusit. Vaksinimi është e vetmja armë që këput zinxhirin e infektimi. Nëse realizojmë një vaksinim masiv deri në mes të qershorit, do të kemi një sezon turistik shumë ndryshe nga ai që kishim. Shpresoj që t’ja dalim. Kjo është ëndrra që më lë pa gjumë mua për momentin, si të disponojmë një sasi vrastare vaksinash për armikun e padukshëm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *