Nga stadiumi “Air Albania”, kryeministri Edi Rama deklaroi se pritet të firmoset një marrëveshje me AstraZenecan për 360 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Teksa u shpreh se të enjten do të nisë vaksinimi anti-Covid edhe në Vlorë, kreu i qeverisë u shpreh se për 1 mijë persona, injektimi i dozave do të mbyllet këtë javë.

“Ndërkohë nesër do të jemi në Vlorë. Do të vazhdojmë këtu me një numër tjetër të moshuarish, të cilët duhet t’i mbajmë me sa mundemi sa më mirë dhe jo të themi fjalë të mira vetëm kur ndahen nga jeta. Presim finalizimin e vaksinës Astra Zeneca për 360 mijë doza, kemi shumë shpresë për arritjen e një marrëveshjeje dhe me një shtet tjetër. Për rreth 1000 persona vaksinimi do përfundojë këtë javë ndërkohë që po shtrihet në të gjithë rrjetin e bluzave të bardha. Sot janë prezent dhe mjekë nga mati dhe bulqiza, nesër do jemi në vlorë do vazhdojmë me zonën poshtë. Do vazhdojmë me një  numër tjetër të moshuarish që janë eprsonalitete që duhet ti mbajmë sa më mirë dhe jo thjesht të kujtohemi kur vdesin e të mbajmë fjalime. Mbetemi të bindur se skenari A, që do të thotë se brenda 14 muajsh të kemi kryer të gjithë procesin e vaksinimit”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *