Subscribe

Vunoi, një nga fshatrat me piktoreske te bregut të jugut, është zgjedhur nga qeveria për të prezantuar programin e zhvillimit te fshatrave te kësaj zone. Kryeministri Rama tha se çështja kryesore për banorët e Vunoit, Dhërmiut dhe Qeparoit është zgjidhja e çështjeve të pronësisë.

“Janë 11 mijë hektarë tituj të rremë pronësie të zhvendosur nga pronarët legjitime tek pronarë të supozuar, që do t’i rikthehen qoftë shtetit qoftë njerëzve legjitimë, ashtu sikundër do t’u rikthejmë të gjithëve një territor të zaptuar nga çibanët”.

Sipas Ramës, Himara ishte bërë një Bathore buzë detit, duke krijuar një imazh negativ për turizmin në vend.

“Himara ishte kthyer në një ‘Bathore’ buzë detit. Zona ishte e mbushur me plehra duke krijuar një imazh negativ për Shqipërinë dh turizmin. Në pak kohë po rilindim bregdetin. Prishmëria dhe padurimi janë të mëdha dhe kjo po na mundon dhe qytetarët nuk kanë faj, por jo çdo gjë bëhet menjëherë”.

Kryeministri nuk kurseu batutat për deputetin e zonës Koço Kokëdhima.

“Dhe si nip nga Vunoi jam i kënaqur që kësaj toke i krijohet mundësia që të rilulëzohet dhe në pleqërinë që po afrohet edhe mua edhe Koços na krijohet mundësia që të kalojmë kohë më të gjatë në sheshin e vogël para lapidarit ku pleqtë mblidhen dhe flasin për problemet e botës…”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *