Kryeministri i vendit Edi Rama ka bërë me dije se centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës do të fillojë të prodhojë energji elektrike.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se ky është i pari porojekt i këtij lloji i realizuar në Shqipëri dhe në rajon.

 

“Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të nis të prodhojë energji elektrike nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës, i pari projekt i realizuar i këtij lloji në vendin tonë dhe në rajon.Burimet alternative të energjisë nga panelet diellore dhe centralet fotovoltaike lundruese janë një rrugë e re për të  krijuar siguri dhe rezerva energjitike”, shkruan kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *