Kreyministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e Kuvendit për ndalimin e lojërave të fatit.

 

Në një psotim të shkurtër në “Twitter”, Rama nuk i kurseu as “thumbat” në drejtim të opozitës dhe mediave. Sipas Ramës aktorët e Kinoshqupit do të paguajnë në gjyqe një më një për çdo shpifje.

 

“Kuvendi sapo miratoi me 100% të deputetëve të pranishëm NDALIMIN E BIXHOZIT (kazino elektronike dhe baste të çdo lloji off apo online) në 31 dhjetor. Fjalët mbrapsht shpifëse të çdo kanali e portali, ndërsa me aktorët e Kinoshqupit kemi edhe gjyqet se do paguajnë një më një ata.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *