Deputeti i opozitës, Ralf Gjoni pati rezerva për fjalën që mbajti Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në parlament. Gjoni e kritikoi se tha disa gjëra që nuk janë të vërteta për reformën zgjedhore.

 

“Varhelyi ka thënë disa të pavërteta në raportin e fundit të Komisionit Europian dhe dua të përqëndrohem vetëm tek një. Ka thënë se janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për reformën zgjedhore në Shqipëri dhe lavdëroi 5 qershorin. Kjo është e pavërtetë. Janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të luajtur me reformën zgjedhore dhe përpjekje për të ruajtur statuskuonë.  Varhelyi, ka ardhur koha që në Shqipëri të flasim si homologët tanë europianë dhe të flasim me zërin e së vërtetës dhe pa kompleks inferioriteti dhe t’i themi disa të vërteta në sy. Është komisioneri i zgjerimit dhe përfaqëson Viktor Orbanin, një nga liderët më autoritarë sot në BE, vendi i të cilit ka dalë me nota jashtëzakonisht negative nga raporti i fundit prej Komisionit për sundimin e ligjit në vendet e BE. Varhelyi nuk duhet të kthehet në një autokrat Brukseli.”

 

Një ditë më parë, Oliver Varhelyi tha se në 5 qershor është arritur një marrëveshje shumë e mirë që u mbështet edhe nga OSBE-ODIHR. Ai tha se për këtë çështje delikate do të angazhohet vetë që të gjitha palët të bien dakord.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *