Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
11 February 2026
Vizion fokus

Humbi 150 mijë sterlina në bixhoz, probleme për ish-yllin...

Rutte: NATO pret veprime konkrete nga Serbia për Banjskën

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump: I kërkova Netanyahut...

VIDEO/ Parlamenti turk kthehet në arenë boksi, deputetët përleshen...

Operacion antidroge në Elbasan, arrestohen 3 persona! Sekuestrohen armë...

Stuhi ere në Korçë, përmbyset kamioni në rrugë

Begaj uron Haxhiun pas zgjedhjes si kryetare e Kuvendit:...

Këshilli i Ministrave bën disa ndryshime! Rritje pagash, ndryshime...

VIDEO/ Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Librazhd-Elbasan,...

Orban kundër planit të BE për Ukrainën

Qeveria miraton indeksimin e pagave për zjarrfikësit

11 Shkurt 18:48

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministraveu miratua vendimi për indeksimin e pagave me 2.5% të zjarrfikësve. Ndërkohë për disa grada si asistent zjarrfikës, zjarrfikës, kryezjarrfikës, nënkomisar dhe komisar zjarrfikës, rritja përfshin edhe një shtesë sipas politikës së re të pagave.

Rritja do të llogaritet nga 1 janari 2026 dhe do të financohet nga buxheti i shtetit dhe ai i pushtetit vendor. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

V E N D I M PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.419, DATË 26.6.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E VLERAVE PËR SECILIN ELEMENT PËRBËRËS TË PAGËS BRUTO MUJORE TË PUNONJËSVE TË SHËRBIMIT TË MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, dhe të pikave 1, shkronja “a”, e 2, të nenit 31, të ligjit nr.152/2015, “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Lidhja nr.1, e vendimit nr.419, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e vlerave për secilin element përbërës të pagës bruto mujore të punonjësve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, zëvendësohet me lidhjen me të nëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2.Vlerat e elementit “paga për gradë” në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5% dhe i politikës së rritjes së pagave për punonjësit me gradën “Asistent zjarrfikës”, “Zjarrfikës”, “Kryezjarrfikës”, “Nënkomisar zjarrfikës” dhe “Komisar zjarrfikës” si dhe rezultat i indeksimit në masën 2.5% për gradat e tjera.

3.Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2026, përballohen nga buxheti i institucioneve përkatëse, të miratuara në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”. Për njësitë e vetëqeverisjes vendore përballohen nga transferta e miratuar në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, si dhe nga të ardhurat e veta të njësive të vetëqeverisjes vendore.

4.Ngarkohen institucionet, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi, për zbatimin e tij.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2026.

Posted Under:
Anash Sociale
Tagged:
Pagat Vizion Plus Zjarrfikësit

Nga e njëjta kategori

Humbi 150 mijë sterlina në bixhoz, probleme për ish-yllin e Anglisë

më shumë...

Kurti prezanton programin qeverisës: Reforma në Drejtësi do të hyjë në fazën vendimtare, ligji do të zbatohet pa frikë e pa favore

më shumë...

Rutte: NATO pret veprime konkrete nga Serbia për Banjskën

më shumë...

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump: I kërkova Netanyahut të vazhdojnë negociatat me Iranin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

10:47

Zbuloni 4 shenjat e horoskopit që nuk...

10:37

Dush në mbrëmje apo në mëngjes, ja...

10:07

Humbi 150 mijë sterlina në bixhoz, probleme...

9:51

Kurti prezanton programin qeverisës: Reforma në Drejtësi...

9:30

Rutte: NATO pret veprime konkrete nga Serbia...

9:20

Pse dieta pa gluten nuk është vetëm...

9:19

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump: I...

9:11

VIDEO/ Parlamenti turk kthehet në arenë boksi,...

8:40

Osmani miraton Albin Kurtin si mandatar për...

8:32

Operacion antidroge në Elbasan, arrestohen 3 persona!...

8:20

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, analisti: Lajm...

8:15

Simptomat që tregojnë se depresioni po ju...

7:56

VIDEO/ Surprizon këngëtarja në Living Day: Jam...

7:47

LVV letër Osmanit, propozon Albin Kurtin si...

7:34

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Presidentja Osmani:...

7:29

Stuhi ere në Korçë, përmbyset kamioni në...

7:11

Begaj uron Haxhiun pas zgjedhjes si kryetare...

6:48

Qeveria miraton indeksimin e pagave për zjarrfikësit

6:44

Konstituohet Kuvendi në Kosovë! Pas kryetares, zgjidhen...

6:27

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të...

Më të klikuarat

  • Këshilli i Ministrave bën disa ndryshime! Rritje pagash, ndr...
  • “O kusho hajde se më vranë”, Henrik Hoxhaj zbardh atentatin...
  • Shkak parakalimi i gabuar, 32-vjeçari shqiptar humb jetën në...
  • Stuhi ere në Korçë, përmbyset kamioni në rrugë
  • “U zumë për një vajzë”, përplasje me thika, leva dhe doreza...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.