Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
31 July 2026
Vizion fokus

Zelensky: Konflikti me Iranin lidhet me luftën e Rusisë...

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më...

Pas hyrjes së emigrantëve në Ceuta, Franca rrit numrin...

Policia monitoron zhurmat në territor, Lamallari: Kush lëshon muzikën...

Reforma Territoriale, edhe banorët e Memaliajt dhe Libohovës në...

FIFA i përgjigjet UEFA-s: Nuk po shesim futbollin

Rrëzohet një avion F-35 pranë bazës ajrore amerikane

Shefi i OKB: Konflikti i Gjirit po nxit paqëndrueshmëri...

Dita e 62-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Reforma Territoriale, qytetarët e Prrenjasit sërish në protestë

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, analisti: Lajm i mirë, por zgjedhja e Presidentit mbetet sfidë

11 Shkurt 21:20

“Konstituimi i Kuvendit të Kosovës i ka hapur rrugë formimit të qeverisë së re sipas procedurave kushtetuese, por vendi ende nuk e ka kaluar plotësisht krizën politike”.

Kështu u shpreh analisti Agim Krasniqi në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, me moderator Aleksandër Furxhi.

Sipas Krasniqit, konstituimi i legjislaturës së dhjetë të Kuvendit përbën një zhvillim pozitiv, megjithatë sfida e radhës mbetet zgjedhja e Presidentit të Republikës, proces që pritet të zhvillohet brenda afatit kushtetues deri më 4 mars.

Ai nënvizoi se pengesa kryesore lidhet me mungesën e numrave të nevojshëm në Kuvend dhe vështirësinë për të arritur konsensus politik, çka mund të çojë sërish në një ngërç institucional dhe madje në zgjedhje të reja.

Duke u ndalur te procesi gjyqësor në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së, Krasniqi tha se kërkesat për dënime maksimale nga prokuroria janë pritur me indinjatë në Kosovë dhe perceptohen më shumë si presion politik.

INTERVISTA E PLOTË:

 Si mund ta komentoni ju këtë zhvillim të sotëm në Kosovë?

Agim Krasniqi: Sot institucioni kryesor i shtetit të Kosovës, parlamenti, u konstituua dhe i hapet rrugë ndërtimit të qeverisë në procedura të rregullta kushtetuese. Ky është një lajm i mirë sepse skena politike në Kosovë, edhe përkundër shumë përplasjeve që në demokraci janë normale, po maturohet. Sot pamë një maturim të pëlqyeshëm me konstituimin e legjislaturës së dhjetë të parlamentit të Kosovës.

Megjithatë, kriza ende nuk mund të quhet tërësisht e kapërcyer. Në muajin mars pritet të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe rruga nuk është krejtësisht e shtruar. Gjasat janë që deri më 4 mars duhet të zgjidhet presidenti i ri i Kosovës, apo jo?

Agim Krasniqi: Kjo është procedurë kushtetuese që kjo legjislaturë të zgjedhë mandatarin e ri për President të Republikës së Kosovës. Se si do të shkojë ky proces, a do të ketë sërish ngërç politik apo do të gjendet një konsensus mes subjekteve politike, mbetet të shihet. Është një pengesë që mund të shfaqet, por nuk dua të paragjykoj.

Cila është konkretisht ajo pengesë?

Agim Krasniqi: Pengesa kryesore lidhet me numrin e votave të nevojshme për të votuar presidentin. Lëvizja Vetëvendosje duhet t’i ketë këto numra. Aktualisht nuk shihet një koalicion i mundshëm dhe mbetet të shihet nëse do të gjendet një konsensus në parlament, apo do të futemi sërish në një krizë që mund të na çojë në zgjedhje, nëse nuk gjendet një figurë konsensuale për këtë funksion shtetëror.

Ndalemi pak te gjyqi që po zhvillohet në Hagë kundër katër ish-drejtuesve dhe komandantëve të UÇK-së. Si po përcillet në Kosovë, sidomos fjala mbrojtëse në mbyllje të procesit të ish-presidentit Thaçi dhe të tjerëve?

Agim Krasniqi: Derisa pala akuzuese kërkon dënim maksimal, kjo i ngjante më shumë një presioni politik publik ndaj gjykatës dhe qytetarëve të Kosovës, të cilët e pritën me indinjatë. I gjithë procesi ka një kompleksitet të lartë. Provat e dëgjuara deri më tani, që lidhen kryesisht me zinxhirin komandues, janë kontestuar vazhdimisht. Gjithashtu, besueshmëria e disa dëshmitarëve është vënë në pikëpyetje. Juridikisht, është pak e besueshme që gjykata do të ndjekë kërkesat e prokurorëve. Përvoja e gjykatave ndërkombëtare tregon se dënimet përfundimtare janë zakonisht dukshëm më të ulëta se kërkesat fillestare dhe shpesh të diferencuara mes të akuzuarve. Edhe nëse ndodh ndonjë dënim, gjë që e besoj pak, ai mund të apelohet në shkallë të dytë, e cila mund të rrëzojë pretendimet e prokurorisë. Kemi raste të mëhershme si ai i z.Haradinaj, z.Gotovina nga Kroacia apo z.Naser Oriç, ku në apelim janë rrëzuar të gjitha provat e ofruara nga prokuroria.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kosova Kryesoret
Tagged:
kosove krasniqi Kuvendi Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Tirana Central Park, një adresë e re që bashkon cilësinë e jetës me vlerën e investimit

më shumë...

Masakra e Reçakut, nis në Prishtinë gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

më shumë...

Në 6 gusht seanca e konstituive, Albulena Haxhiu takon përfaqësuesit e partive politike

më shumë...

“Rinasi, rasti i vetëm ku propozuam ndryshim territori”, Mazniku flet për protestat e socialistëve: Asnjë shërbim s’do largohet nga qytetarët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:40

Zelensky: Konflikti me Iranin lidhet me luftën...

10:26

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët...

10:17

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda!...

10:11

Pas hyrjes së emigrantëve në Ceuta, Franca...

10:09

Policia monitoron zhurmat në territor, Lamallari: Kush...

9:45

Reforma Territoriale, edhe banorët e Memaliajt dhe...

9:40

Këto 5 momente mund të jenë fillimi...

9:25

FIFA i përgjigjet UEFA-s: Nuk po shesim...

9:25

Rrëzohet një avion F-35 pranë bazës ajrore...

9:09

Shefi i OKB: Konflikti i Gjirit po...

8:51

Dita e 62-të e protestës, qytetarët mblidhen...

8:46

Reforma Territoriale, qytetarët e Prrenjasit sërish në...

8:45

Tepelenë/ Të shtëna me armë dhe dhunë...

8:43

Reforma Territoriale, edhe banorët e Divjakës kundër

8:19

Paralajmëron Trump: Do ta godasim Iranin “shumë...

8:01

Kundër Reformës Territoriale! Qytetarët e Dimalit në...

7:48

Pasi i vranë babanë, Gjykata urdhëron edhe...

7:36

Tirana Central Park, një adresë e re...

7:19

49 mijë maroken në Ceuta, Italia pezullon...

6:49

Dasma e Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez...

Më të klikuarat

  • Skena filmi në plazhin e Siçilisë, çanta me 700,000 euro del...
  • Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti...
  • Aksident i rëndë në Kretë, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
  • Aksidentohet “Cekja” i Beratit, përplaset me klerikun në Gji...
  • Produkte ushtarake të prodhuara në vend, Rama: Mos u çudisni...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.