Subscribe

Pas 2 jave debatesh te forta politike, Këshilli i Ministrave ka miratuar ngritjen e byrosë kombëtare te hetimit dhe ne faqen zyrtare te kryeministrisë është publikuar drafti qe parashikon funksionimin e kësaj strukture kyç ne luftën kundër korrupsionit. Ngritja e byrosë se hetimit është parashikuar ne ligjin per Policinë e Shtetit, ajo do te funksionoje si strukture e veçante ne polici dhe veprimtaria procedurale penale e byrosë do te drejtohet e kontrollohet nga Prokurori. Sipas parashikimeve ligjore, Byroja Kombëtare e Hetimit ka si objekt pune veprat penale te korrupsionit, si dhe veprat penale ku autoret e dyshuar janë funksionare te larte ose te zgjedhur vendore. Ligji i miratuar tashme nga qeveria parashikon se drejtori i byrosë emërohet nga ministri i Brendshëm, me propozim te Drejtorit te Policisë se Shtetit dhe pëlqimin paraprak te Prokurorit te Përgjithshëm. Ne nenin 26 parashikohet qe është Prokurori i Përgjithshëm, i cili cakton një ose me shume prokurore nga shkalla e pare e Krimeve te Renda per te shërbyer ne byronë kombëtare, e jane këta prokurore qe mbikëqyrin te gjithë veprimtarinë procedurale qe kryhet nga kjo strukture. Sipas draftit, Byroja Kombëtare e Hetimit është shërbimi i Policisë Gjyqësore dhe punonjësit e saj konsiderohen si oficere e agjente te Policisë Gjyqësore. Procesi i rekrutimit dhe trajnimit te punonjësve te kësaj strukture ne lufte kundër korrupsionit do te monitorohet nga një komision i pavarur i rishikimit, i cili përbehet nga eksperte te caktuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Pak minuta pas mbledhjes se qeverise, si për te treguar se koalicioni qeverisës flet ne një ze per çështje, si Byroja Kombëtare e Hetimit, nga kryesia ka dale per ta përshëndetur kete projekt-ligj kreu i grupit parlamentar te LSI petrit Vasili.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *